Superliga e futbollit do të rikthehet sot me xhiron e 21-të të saj.
Tri ndeshje na presin sot e dy të tjera nesër për ta kompletuar këtë xhiro të mesjavës.
Pa dyshim, dueli kryesor i sotëm dhe i krejt xhiros do të jetë ai mes Prishtinës dhe Dritës.
Kryeqytetasit e nisën mjaft dobët pjesën pranverore të sezonit me dy humbje, ndërsa nuk kanë më vend për gabime nëse duan ta synojnë vendin e tretë, i cili çon në Evropë, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ana tjetër, gjilanasit, edhe pse s’do të mundë të llogarisin në tifozët e tyre, po ashtu do t’i kërkojnë tri pikë pasi kanë mbetur tri pikë prapa liderit Ballkani.
Andaj, na pret një lojë mjaft interesante, ku të gjitha rezultatet janë të mundshme.
Ndërkohë, sot do të luhen edhe dy ndeshje të tjera.
Drenicës i nevojitet fitorja ndaj Gjilanit për t’i ikur sadopak pjesës së poshtme të tabelës pasi Kuqezinjtë aktualisht e shohin veten në pozitën e parafundit.
Kurse, gjilanasit gjenden në vendin e tretë dhe duan ta “blindojnë” këtë pozitë deri në fund, (duke e pasur parasysh që Ballkani e Drita janë shkëputur) për të luajtur në Evropë.
Ndërkaq, Malisheva do të jetë mikpritëse e Ferizajt, në derbin e ekipeve të fundit të tabelës.
Të tria ndeshjet do të fillojnë në orën 13:00.