Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e Rregullt të Punës, ku u prezantua gjithçka që është bërë në periudhën 2018/2019.
Kuvendi i Punës i FFK-së mori vendim që nga stinori 2020/2021, Superliga të ketë vetëm 10 skuadra.
Një gjë e tillë erdhi për të rritur konkurrencën dhe cilësinë mes skuadrave garuese.
Delegatët e kuvendit, 54 që ishin të pranishëm nga 48 të mundshëm, e votuan njëzëri këtë propozim.
Nga sistemi aktual, dy skuadra do të eliminohen për t’iu përshtatur sistemit të ri nga vjeshta e vitit 2020.
“Të gjitha regjionet dhe të gjitha klubet kanë pranuar që të bëhet Superliga me 10 ekipe”, ka deklaruar për mediat pas Kuvendit, Agim Ademi.
Në këtë Kuvend është vendosur që gruas së presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, t’i ndahet një pagë mujore për gjithë jetën, që do të marrë nga FFK-ja. /albeu.com/