Nesër do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 6-të të Superligës së Kosovës, ku derbi i kësaj jave do të jetë përballja mes Ballkanit dhe Dritës.
Për këtë takim janë përcaktuar gjyqtarët, referi kryesor do të jetë Visar Kastrati, me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Kastriot Peci.
Në ndeshjen tjetër të ditës, mes Gjilanit dhe Drenicës, gjyqtar kryesor do të jetë Mentor Ajeti, me asistentet Lumturije Muhadri dhe Pashtrik Burrniku.
Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 15:00, duke premtuar emocione dhe rivalitet të fortë për tifozët e futbollit kosovar./radiostargjilan/