Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë të enjte me duelet e xhiros së 6-të, ku të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën orë, nga ora 15:00 shkruan Radio Star.
Pa dyshim, sfida kryesore e kësaj jave është ajo ndërmjet nënkampionit Ballkani dhe kampionit aktual, Drita – një përballje që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh në fushë.
Ndërkohë, Gjilani do të jetë nikoqir i Drenicës, në një ndeshje ku skuadra vendase synon të marrë pikë të plota për të qëndruar në garën e kreut.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 6-të luhen paralelisht nga ora 15:00, duke garantuar emocione të shumta për dashamirët e futbollit vendor./radiostargjilan/