Sot, do të luhen katër prej pesë ndeshjeve të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, me derbin që zhvillohet në mbrëmje në kryeqytet.
Ndeshja Prishtina – Llapi, luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 20:45 dhe mbyll xhiron e dytë të elitës së futbollit kosovar.
Pritet të jetë ndeshje interesante, me të dyja ekipet që synojnë fitoren në këtë derbi. Prishtina në xhiron e parë, triumfoi në udhëtim te Dukagjini kurse Llapi barazoi pa gola në Skenderaj me Drenicën.
Tri ndeshjet tjera të kësaj xhiroje nisin nga ora 16:30 dhe do të ketë përballje interesante, ku Prishtina e Re luan në Lipjan kundër Ferizajt, skuadra këto që e kanë nisur sezonin me fitore.
Dukagjini i Klinës e pret në shtëpi Gjilanin, ndërsa Ballkani në Suharekë përballet me Malishevën.
Ndërkohë, ndeshja Drita – Drenica është shtyrë për kohë të pacaktuar pasi kampionia në fuqi synon kualifikimin në Ligën e Konferencës.