Kampionati elitar në futbollin kosovar pritetet të ul siparin këtë vikend, teksa do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit, raporton Gazetasheshi.com.
FC Prishtina është konfirmuar si kampion i edicionit 2020/21, ndërkohë Besa e Pejës si skuadra e parë që ka rënë nga kategoria.
Për t’u mësuar ka mbetur skuadra e dytë që do të dalë në Evropë nga Superliga, skuadra që do t’i bashkohet pejanëve në Ligën e Parë dhe skuadra që do të luaj në barazh ndaj Dukagjinit.
Drita dhe Ballkani do të luftojnë deri në fund për pozitën e dytë që mundëson daljen në Evropë, ndërkohë Trepça ’89, Arbëria, Feronikeli dhe Drenica do të kërkojnë ta shpëtojnë sezonin.
Çiftet e xhiros së fundit:
Prishtina – Ballkani
Drita – Arbëria
Trepça ’89 – Drenica
Llapi – Feronikeli
Besa – Gjilani
Të gjitha takimet zhvillohen nga ora 15:00.