Të enjten u përmbyll xhiroja e 11-të, apo faza e parë nga tri gjithsej sa zhvillohen në Superligën e Kosovës. Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës e fituar 1-0 nga kryeqytetasit, ishte e fundit për këtë rreth garash.
Por, Superliga nuk do ta ndalet, pasi menjëherë nesër do të fillojë xhiroja e radhës me dy ndeshje.
Derbi lokal i xhiros së 12-të do të zhvillohet në Skenderaj, Drenica – Feronikeli dhe Vushtrria – Llapi do të jenë dy takimet e para të kësaj jave.
Ferizaji do ta pret Dritën dhe derbi lokal në kryeqytet, Prishtina – Flamurtari.
Të dielën do të luhen dy ndeshje tjera ku takohen: Gjilani – Trepça’89 dhe Ballkani – Dukagjini.