Emocionet e elitës së futbollit të Kosovës, vazhdojnë sot me dy super-duele, takim këto që luhen në kuadër të javës së 22-të.
Kryendeshja luhet ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Gjilanit.
Kjo ndeshjet pritet të prodhojë një sfidë interesante, sepse pikët nga kjo ndeshje janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Kryeqytetasit kërkojnë pikët e plota në mënyrë që të mos futën edhe më thellë në zonën e rrezikshme, derisa trepikëshin e synon edhe Gjilani i Ismet Munishit, në mënyrë që mbetet në garë me liderin e tabelës, Ballkanin, shkruan RTKLive.com.
Përballje e rëndësishme luhet edhe në ndeshjen Ulpiana dhe Drenica. Ulpiana e cila ndodhet në pozitën e tetë me 19 pikë, kundër drenicasve synon rezultat pozitiv në garën për të siguruar mbijetesën në Superligë, edhe pse nuk do jetë aspak lehtë, sepse skuadra e Tahir Lushtakut është duke shfaqur formë të mirë në pjesën e dytë të garave.
Superliga / Java e 22-të
Sot takohen:
Prishtina-Gjilani
Ulpiana-Drenica
Feronikeli-Dukagjini
Dje
Drita-Ballkani 0-1
Llapi-Malisheva 3-0
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.