Sot prej orës 16:00 zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit të këtij edicioni të Ligës së Parë.
Skuadrat që do të hyjnë në Superligë, ato që do të mbesin në barazh dhe ato që do të përshëndeten nga ky rang garash do të mësohen rreth orës 18:00, shkruan Gazetasheshi.com.
Padyshim, vëmendja totale do të jetë në supersfidën Kika – Besa.
Të dy ekipet ndjejnë nevojën jetike për fitore. Kika për të mbijetuar e Besa për të siguruar Superligën.
Mobilizim maksimal i të dy ekipeve në duelin e sezonit.
Edhe disa nga sfidat tjera pritet të jenë interesante megjithëse shumë skuadra do të luajnë vetëm sa për formalitet.