Duke folur në seancë ne sotme për raportin financiar për periudhën Janar- Shtator 2018, Shefik Surdulli, anëtar i Kuvnedit nga radhët e PDK-së, ka thënë se edhe nga ky raport financiar, shihet se Komuna në disa prej drejtorive, çalon në realizimin e të hyrave financiare, sipas planifikimit.
Në tri kategori të të hyrave, është shënuar realizim nën vlerën 50% nga planifikimi, madje larg nën këtë vlerë. Përkundër vlerës së njohur të realizimit për periudhën e njëjtë të vitit paraprak, drejtoritë planifikojnë të hyra një herë me tepër e deri në 5 herë, ndërsa kanë realizuar po aq më pak.
“Ta zëmë, te zhvillimi ekonomik: përkundër realizimit të të hyrave në periudhën janar – shtator 2017, prej 48,778.87 €, planifikimi për 2018, është bërë 100,000.00€, dtth më tepër së dy fish, a në anën tjetër realizimin për të njejtën periudhë janar – shtator 2018 të cilën sot po e shqyrtojmë, realizimi është 52,626.00€, dtth gati 2 herë më pak, ose 52.63%,”, thotë Surdulli.
Po ashtu, sipas tij, te të hyrat nga lejet e ndërtimit: realizimi nga periudha e njëjtë e vitit paraprak, janë shënuar të hyra 716,800.30€, për të njëjtën periudhë të vitit pasuses, janë planifikuar të hyra ngsa lejet e ndërtimit 1,160,000.00€, ndërkaq është realizuar 398,440.00€, gati dy fish më pak ose, 34.35% se realizimi I vitit të kaluar, përkundër që ktë viti kemi themelimin e drejtorisë së inspekcionit, që do të duhej të ndodhë e kundërta, të kemi më shumë realizim.
E njëjta gjë ka ndodhë edhe te kategoria e të hyrave – gjobat e gjykatave: 31.26% nga planifikimi. Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, vetëm 440.00 € ose 8.80€ janë realizuar nga 5,000.00€ të planifikuara. Ndërkaq te të hyrat e planifikuara në QPS, nga 6,000.00€, janë realizuar vetëm 95.50€, ose 1.59%….
“Kemi një diskrepancë të lartë në mes të planifikimit dhe realizimit – çka është një dështim”, thotë Surdulli i PDK-së.