Kërcënimi ksenofobist i një militanti të LDK-së (që nuk është rasti i parë!) ndaj kryetarit të Lëvizjes “Vatra”, subjekt ky i cili mbledh rreth vetes kryesisht anëtarë me origjinë nga Kosova Lindore (Lugina e Preshevës), erdhi menjëherë pas një aktiviteti të tij dhe të një grupi këshilltarësh komunal opozitar, në kuadër të senzibilizimit të opinionit për mungesë të ujit të pijes në Komunën e Gjilanit.
Gjithësesi është shqetësues dhe i papranueshëm kërcënimi, pavarësisht nga vie dhe ndaj kujt, aq më parë në këto rrethana, të pajustifikuara, ndaj një figure publike – politike, dhe shërbyes civil, siç është z. Kushtrim Kadriu, pavarësisht relacioneve të tij me pushtetin dhe konstelacioneve politike në komunën e Gjilanit.
Në këtë relacion, është për keqardhje mënyra e “reagimit” dhe qasja e një përfaqësuesi të partisë më të madhe në pushtet – LDK-së, i cili mbanë pozitë me përgjegjësi të lartë në KK të Gjilanit, dhe në strukturën e LDK-së në Gjilan.
Në vend të distancimit dhe kërkimfaljes për këtë akt të papranueshëm, shihet qartë se atë më shumë e ka shqetësuar performanca paqësore demokratike e këtij grupi politikë opozitarësh, në krye me përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”, që ia paskësh prishë terezinë shefit të tij të komunës dhe të partisë, se sa kërcënimi i një bashkëpartiaku të tij ndaj një përfaqësuesi politik opozitar.
Megjithate nuk është për t’u habitur, ngase pushtetarët e LDK-së nuk shqetësohen as edhe për kërcënimin kolektiv të qytetarëve të Gjilanit nga mungesa e ujit të pijës tash e sa muaj, për të cilin rast edhe ka protestuar kryetari i lëvizjes “Vatra” me aktivistë të tjerë opozitarë.
Shefik Surdulli /këshilltar komunal, nga PDK Gjilan/