Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Gjilan, miratuam disa prej çështjeve që ne si Grup Parlamentar i PDK-së konsideruam se janë pritoritet dhe ne interes të qytetatëve të Komunës sonë.
Në këtë kuadër, me vërejtjet tona, e miratuam propozimin për lejimin për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani”, për t’i hapë rrugë projektit të rrethrrotullimit të Rrugës së vjetër të Kumanovës. Me këtë rast, ne si opozitë penguam mazhorancën në dëmtimim e interesit të përgjithshëm të Komunës, për të shpronësuar parcela kontestuese.
/Sh. Surdulli, këshilltar komunal nga PDK/