Kuvendi komunal i Gjilanit, sot ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme, pikë e rendit të ditës ishte lokacioni i ri i varrezave të qytetit të Gjilanit.
Ish-asambleisti i PDK-së, Shefik Surdulli, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ dhe duke pyetur publikisht shefin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliun, se çfarë ka ndodhur dhe kush merr përgjegjësi për projektin e varrezave të qytetit në lokacionin “Zabeli i S. Agës” (te pishat) i caktuar nga Komuna (sipas PZHK) nën qeverisjen e partisë tuaj.
Shkrimi i plotë:
📍 Pyetje publike për z. Avdyl Aliu , shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së (më i madhi numerikisht) në KK Gjilan:
KK në Gjilan, në një seancë të jashtëzakonshme, sot paska marr vendim për lokacinin e ri të varrezave të qytetit përmbi Shillovë, te vendi i quajtur “te manat (manaferrat)”, të cilin vendim e paska mbështetur (përmes abstenimit) edhe LDK.
Pa u lëshuar në procedura dhe aspekte tjera teknike – ligjore për këtë vendim për lokacionin e ri, unë i bëjë pyetje publike z. Avdyl Aliu:
📍 kush merr përgjegjësi për heqjen dorë nga projekti i varrezave të qytetit në lokacionin “Zabeli i S. Agës” (te pishat), i caktuar nga Komuna (sipas PZHK) nën qeverisjen e partisë tuaj, projekt ky, të cilin atëher e kam mbështetur edhe unë si këshilltar komunal nga PDK me një pjesë të këshilltarëve të PDK-së, duke qenë kundër ndërrimit të lokacionit siç kërkonte atëherë (sikur sot) opozita LVV, dhe partia ime PDK – opozitare poashtu?!
Aq më keq:
sipas situatës në terren, projekti i varrezave ne atë lokacion kishte nisur së realizuari dhe sigurisht që ka një kosto të shpenzimeve financiare që janë realizuar nga buxheti komunal?!
P.S. Për vendimin për lokacionin e ri do të jap mendimin tim në një moment tjetër.