Është absurde, për të mos e thënë më keq, se si Qeveria e shtetit, respektivisht Ministria për Komunitete dhe Kthim, me gjithë atë fond për rehabilitimin dhe riintegrimin e të riatdhesuarëve nga shtetet perëndimore, neglizhon komunën e Gjilanit në këtë drejtim, me ç’rast asiston te rastet me gjendje më të mirë, por jo edhe tek ato me prioritet.
Në secilin raport të punës të Zyres Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKK), si edhe ai që na u prezentua në seancën e sotme të Komitetit për Komunitete, përsëritet e njejta gjendja e dy familjeve (rome dhe serbe) të ratdhesuara nga viti 2017.
Si nuk i vret ndërgjegja, të paktën, përveç që kanë obligimi e detyrim ligjor – kushtetues, Ministrin e këtij dikasteri dhe gjithë ata byrokratë qeveritar, për këto familje të cilat po jetojnë në kushte çnjerzore?!
Ndërkaq, për shkak të kësaj neglizhence e papërgjegjësie të kësaj Ministrie dhe vet ministrit, Dalibor Jevtiç, ne detyrohemi të kërkojmë ndërhyrjen e misionit të OSBE-së që vepron në regjionin e Gjilanit, në mënyrë që këto familje të mos vuajnë edhe më.
Shefik Surdulli, anëtar (nga PDK) i Komitetit Komunal për Komunitete