Këtij dokumenti, ne do t’i çasemi në disa pamje.
PAMJA E PARË – SKANDALOZE
Ky është njëri prej dokumenteve zyrtare të Komunës së Gjilanit, i cili, dje është publikuar në web-faqen zyrtare të Komunës (https://kk.rks-gov.net/…/Lista-e-perfituesve-te-Thirrjes-Pu…), menjëherë pas shkrimit tim të djeshëm për dyshimet për keqpërdorime në ndarjen e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport.
Paaftësia (përgatitja joprofesionale) e zyrtarëve komunal, në komunikimin publik, zyrtar me shkrim, pos tjerash, shpesh prodhon edhe këso banalitetesh, për publikimin e të cilave, këtu në llogarinë time të Fb-së, ju kërkoj falje, sinqerisht!
(shih dokumentin si më poshtë).