Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në komunën e Klinës, pas dyshimeve se i njëjti ka përdorur armën e zjarrit jashtë detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të IPK-së, zyrtari dyshohet se ka shtënë me armë për motive ende të paqarta. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka autorizuar IPK-në të ndërmarrë procedurat hetimore preliminare për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa arma është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme.
Hetuesit e IPK-së, në koordinim me prokurorinë kompetente, do të vazhdojnë me veprime tjera hetimore për të ndriçuar plotësisht rrethanat e incidentit.