Zyrtari policor, Amir Hoxha, sapo ka njoftuar se është suspenduar përkohësisht në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e ka bërë gjatë ditës së djeshme për pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët në kryerje të detyrës e që sipas tij, ligjërisht iu takojnë.
Ai tha se suspendimi vjen me pretekstin se ka kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disiplinore, teksa shtoi se ”fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale.
“Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjalës sime me ndërgjegje dhe me përgjegjësi të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na behet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë i policit:
Miq të nderuar:
Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .
Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale .
Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje dhe me pergjegjësi të plotë prapa postimit tim ne lidhje me diskriminimin e kundërligjshêm që po na behet në pagë, qe per kete edhe kam bere padi ne Gjykaten themelore .
Deri sot te pakten kam besuar se jetoj ne nje vend demokratik , dhe se fjala e lire mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veqanti dhe shoqërisë ne përgjithësi .
Mirepo ne kete pike paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta qe vet i perdor per ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti .
Kërkesat e mija të ligjshme do ti adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojne te drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat , ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut .
Me respekt Zyrtari Policorë nën masen e suspendimit :
Amir Hoxha # 9799