Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po e cilëson si të çuditshme protestën e sotme të thirrur nga organizatat e dala nga lufta, meqë sipas tij, një e tillë është duke u organizuar në të njëjtën ditë në Beograd kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.
Sveçla, thotë se mbetet për t’u parë nëse qytetarët do të bien ‘në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë’.
“Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njëjtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit”, shkroi Sveçla.
“Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë”.