Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.
Sveçla ka treguar se policët në veri po angazhohen me moral të lartë e me përkushtimin në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit.
Sipas tij qytetarët e asaj zone po kërkojnë me ngulm heqjen e barrikadave dhe çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt.
Tutje ai ka shtuar se Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet.