Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Interpolim ka insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që kanë realizuar sulmin terrorit të 24-të shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Interpoli ka insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që kanë realizuar sulmin terrorit të 24-të shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Sveçla thotë se llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme.
“Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”.