By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Sveçla lajmërohet nga Mitrovica: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim, Policia është e përgatitur për siguri
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Sveçla lajmërohet nga Mitrovica: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim, Policia është e përgatitur për siguri

Përditësimi i fundit: April 23, 2023 12:23 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ka shkuar në Mitrovicë për ta përcjellë nga afër situatën e sigurisë në veri, kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

- Advertisement -

Në një lidhje direkte për televizionin publik, Sveçla tha se nuk ka incidente të raportuara deri më tani dhe se presin që kjo ditë të përfundojë e qetë.

“Unë sot jam në Mitrovicë dhe po e përcjellim situatën sa i takon çështjeve të sigurisë. Situata është stabile, e qetë. Nuk kemi incidente dhe presim që dita të përfundojë e qetë”, tha Sveçla.

Ai po ashtu tha se “këto zgjedhje janë më ndryshe për shumë arsye”, edhe sa i takon aspektit të sigurisë.

Sveçla tha se ditët e fundit qytetarëve serbë u është bërë “presion i hatashëm që të mos dalin në zgjedhje”.

“Por përndryshe sot nuk vërehet ndonjë tendencë për eskalim të situatës”, tha Sveçla.

Ai tha se presin që të rritet numri i qytetarëve që do ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

Lidhur me lokacionet e reja të votimeve, Sveçla tha se bashkë me KQZ-në është vlerësuar “se zgjidhja më e mirë është të gjejmë hapësira alternative”.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se “Policia e Kosovës kurrë s’ka qenë më e përgatitur” për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët.

Zgjedhjet e parakohshme lokale mbahen sot në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, që do të shërbejnë si qendra votimi. Policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për një mjedis të sigurt gjatë procesit zgjedhor.

Në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb. Ajo është Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.

Ndërsa Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin. Thirrje të ngjashme bëri edhe Beogradi zyrtar.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, u mirëprit në takim nga znj. Sahadete Sadiku, mbikqyrëse e njësisë ‘Policia në Komunitet’
Nëndegën 22 të RDK-së, të lagjes “Zabeli…”, kryetar është zgjedhur, Leutrim Jakupi.
Drita me shumë mungesa ndaj Prishtinës
Haziri takohet me drejtorin e KEDS’it, diskutojnë bashkëpunimin në realizimin e disa projekteve
Festa Shabani: Rrethrrotullim në rrugën e Prishtinës që lidhet me qarkoren
Artikulli i mëparshëm Rakiq u bënë thirrje serbëve të mos votojnë, flet për “represionin të përditshëm”
Artikulli tjetër Përparim Rama publikon foto nga Gërmia: Prishtinë ta ha zemrën

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
<audio controls autoplay="autoplay"><source src="http://radio.1dhe1.com:9400/;stream.mp3" type="audio/mp3">Your browser does not support the audio element.</audio>
</script>
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.