By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Sveçla: Në veri të Kosovës, me përkrahje të Serbisë, ka elemente të Rusisë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Sveçla: Në veri të Kosovës, me përkrahje të Serbisë, ka elemente të Rusisë

Përditësimi i fundit: November 7, 2022 5:16 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, deklaroi se është evidente që pjesë e këtij orkestrimi, nuk janë serbet lokal, por grupet e caktuara e të organizuara në koordinim të ngushtë me Vuçiqin (Presidenti i serbisë, Aleksandar Vuçiq v.j).

- Advertisement -

Ministri Sveçla deklaroi se ka indikacione se në veprimet në veri të Kosovës, ka elemente të Rusisë.

“Ne po e përcjellim situatën, jemi jashtëzakonisht aktivë në mbledhjen e informatave”, tha ministri, sipas të cilit, ka edhe deklarime edhe indikacionet se mund të ketë elemente të Rusisë.

“Këto elemente janë të interesuara që të shkaktojnë trazira e eskalim të situatës atje”.

“Deri më tani në Policinë e Kosovës, në zonën e Drejtorisë rajonale në stacionet në veri, janë pranuar njoftimet për dorëheqje nga stafi i uniformuar dhe stafi civil nga komunitetit serb, ku zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje prej të cilave 461 nga Policia e rendit publik, 107 nga Polica kufitare, dhe 10 nga hetimet”, është shprehur ministri, i cili megjithatë rikujtoi se Qeveria e Kosovës ka marrë vendime tërësisht të ligjshme lidhur me targat ilegale në këtë zonë të Kosovës, me qëllim të shtrirjes së ligjshmërisë dhe sovranitetit brenda territorit të saj.

“Si ministër i Punëve të Brendshme, kemi ngritur të gjitha kapacitetet të jemi në shërbim të qytetarëve tanë, gjatë këtij procesi, duke përfshirë këtu edhe krijimin e të gjitha lehtësirave të mundshme për ta bërë më të thjeshtë procesin e pajisjes me targa RKS”, tha ai.

Tutje Sveçla tha se nuk është hera e parë që Serbia përdorë strukturat kriminale për terrorizimin e qytetarëve, sa herë ata i janë përgjigjur pozitivisht vendimeve legjitime të institucioneve të vendit.

“Që nga viti 2011 prej kur ka nisur procesi i konvertimit të targave, janë djegur 56 automjete të qytetarëve serbë. Madje vetëm nga qershori kur Qeveria mori vendimin për targa, Serbia në krye me Vuçiqin, ka vazhduar të përdorë metoda të kërcënimit, shantazhit dhe sulmit prej të cilëve kanë pësuar qytetarët në veri, e ku kemi pasur 5 vetura të djegura, disa prej të cilave të zyrtarëve policorë atje”.

Ministri Sveçla u shpreh se të gjitha këto sulme që kanë cënuar sigurinë e qytetarëve, kanë qenë të organizuara nga grupe ekstremistësh, me qëllim të frikësimit të masës dhe kërcënimit për të tjerët, që të mos i regjistrojnë veturat e tyre në RKS.

Siç tha Sveçla, deri tani nuk është raportuar asnjë incident, ankesë, vërejtje apo mospranim i fletëqortimit. Ai tha se qytetarët kanë pranuar dhe beson se do të reflektojnë në konvertimin e targave në ato legale RKS.

Më tej ministri foli edhe për aksionet që Policia e Kosovës ka zhvilluar prej më shumë se një viti në veri, në luftë kudnër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

“Asnjë aksion i Policisë nuk ka qenë asnjëherë ndaj një etnie i drejtuar, siç është propaganduar e po vazhdon edhe tani. E vetmja përkatësi që ne e kemi luftuar dhe po luftojmë është ajo e krimit, kontrabandës dhe korrupsionit”.

Sipas ministrit Sveçla, krimi në katër komunat në veri ka qenë i zhvilluar dhe i mirëmbajtur ndër vite dhe si çdokund tjetër, është luftuar edhe atje.

“Për 1 vit në veri janë organizuar 38 operacione policore nga të cilat janë shkatërruar 5 laboratorë të substancave narkotike, pajisje me vlerë 300 mijë euro, laborator të prodhimit të kriptovalutave dhe janë sekuestruar mijëra produkte që po kontrabandoheshin”.

Ai tha se janë mbyllur 11 rrugë ilegale që kanë mundësuar kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

“Natyrisht në këto aksione ka pasur rezistencë të grupeve kriminale të orkestruara nga Beogradi, që kanë sulmuar me armë e granata policinë me qëllim të pengimit, por edhe eleminimit të tyre”, rikujtoi Sveçla.

“Po ashtu kujtojmë aksionin kundër kontrabandës që është zhvilluar tetorin e vitit të kaluar, ku nga sulmet e grupeve kriminale kanë përfunduar të lënduar zyrtarë policor, e njëri nga ta edhe nga granata e dorës”.

Balotazhi: 1,690 të rinj do të votojnë për herë të parë – KQZ-ja tregon detajet
Themelohet Këshilli Nismëtar i Fondacionit “Albana” për Zvicër
THAÇI: PROTESTAT DHE BLLOKIMI I RRUGËVE ASPAK NUK NA NDIHMOJNË
Bislimi: Në Bruksel nuk është diskutuar as kontestuar Rregullorja e BQK-së
Gjykata Kushtetuese ia lejon Haradinajt rritjen e rrogës
Artikulli i mëparshëm Kurti: Serbia është e interesuar për ta sabotuar dialogun
Artikulli tjetër Kosova organizon javën e regjistrimit të popullsisë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.