3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar është bilanci i javës që po lëmë pas.
Kështu njofton ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi, ai përgëzon pjesëtarët e Policisë së Kosovës në luftimin e krimit.
“Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër”.
Tutje, Sveçla thotë se nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze.
“Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, shkruan më tej.