Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se Policia kufitare e Kosovës është sulmuar me granata dore mëngjesin e sotëm.
Sveçla e ka quajtur këtë sulm terrorist, shkruan Reporteri.net.
“Sot rreth orës 7:40 ka ndodhë një sulm ndaj policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për ta kryer ndërrimin në pikat kufitare. Ky Sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe pako 47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por edhe të gjithë qytetarëve tanë. Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë. Sulmi i parë ka ndodh duke vendosë iriqa metalikë në rrugën nacionale në kohën e njejtë me sulmin e sotëm me qëllim të pamundësojnë punën e policisë”, tha Sveçla.