Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Këto deklarat ai i bëri gjatë një takimi me serbët e veriut të Kosovës, shkruan Zeri.info.
Sveçla ka thënë se Vuçiqi ka gënjyer dhe propaganduar teksa ka deklaruar se Ushtria e Kosovës nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin e KFOR-it.
Ai më tej ka thënë se Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Min. i Millosheviqit. i Propagandës, Vuçiq, në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e COMKFOR-it është shtrembëruar qëllimisht. PK-ja është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth RKS-së”, ka shkruar ai në Twitter.