Ministri i Puneve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të zhvillojë në Bruksel, takim me komisioneren e BE-së për çështje të brendshme, Ylva Johansson lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, kur u pyet për idenë e re për një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave.
”Brenda 48 orëve ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të jetë në takim në Bruksel me komisioneren e BE-së për çështje të Brendshme, Ylva Johansson, në mënyrë që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin”.