Edhe sot kanë vazhduar sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë.
Ai tha se sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kanë mbyllur.
Mirëpo, ministri shtoi se gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.
“Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur.
Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.
Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda. Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.
Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tone”, shtoi ai./IndeksOnline/