Gjatë ndeshjes mes FC Drita dhe Legia, është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar trajnerin e njohur suedez, Sven-Göran Eriksson shkruan Radio Star.
Ky gjest i respektit u bë në kujtim të kontributit të madh të Eriksson në botën e futbollit, i cili ka lënë një trashëgimi të pasur në arenën ndërkombëtare.
Ndeshja u shoqërua nga një ndjenjë respekti dhe solidariteti për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme në historinë e futbollit.