Valon Syla, gazetar, e ka komentuar menaxhimin e situatës së të helmuarve në Deçan, ku janë më se 1,500 sosh, duke lënë të nënkuptohet se Qeveria Kurti ka deshtuar ta bëjë një gjë të tillë.
Syla, në emisionin ‘Pressing’, ka pritur nga kryeministri Kurti që së paku të bashkëndjejë me qytetarët e Deçanit, teksa e ka parë alarmante numrin e të helmuarve.
“Këso raste ku ka tragjedi në masë është mire që së paku të bashkndjej me qytetarët e Deçanit. 1500 persona të helmuar është shumë alarmante, për çka unë besoj që faktori njëri është më shumë fajtor sesa qeveria”, ka thënë ai.
“helmuar është shumë alarmante, për çka unë besoj që faktori njëri është më shumë fajtor sesa qeveria. Qeveria Kurti është mësuar të dalë në ‘Facebook’ dhe kur po del një ngjarje ku duhet të tregojnë menaxhment, së paku hetim, ndihmë, këta bëhen si pa kry. Ministrat e dikastereve përgjegjëse thane se do shkojmë nesër dhe e bonën si të shkojnë në Maqedoni Veriore”, ka shtuar tutje Syla.