Opinionisti dhe gazetari Valon Syla, ka pyetur në mënyrë retorike se si mund të frikësohen të gjithë nga kryeminsitri Albin Kurti, e më së shumti opozita.
Duke folur në një tavolinë me Baton Haxhiun e Dukagjin Goranin në Pressing, Syla ka thënë se opozitarët nuk e kanë përnjëmend kundërshtimin e Kurtit.
Sipas tij, ata po kalkulojnë.
“Gjithmonë e kanë një frikë. Do djem të rinj të VV-së hajn i thonë gjithkujna, kur e ke pa ti dikënd të opozitës që ia ngjet për dore edhe me thënë deri të vjen prokurori s’po dalim nga këtu”, ka thënë ai.
Sipas Sylës, opozitarët nuk besojnë në politika liberale.
“S’kanë qëndrim për Open Balkan, ose kanë por tuten me folë. Qysh mundet një Albin me tutë një Kosovë? Qysh munden me shujtë me naftëtarë, me dugojgji, me prodhues, me taksista, me krejt?”, ka pyetur Syla.
Ai ka thënë se opozita nuk ka kurajon as të organizojë protesta dhe këtë gjë, ka thënë ai, ia lënë në dorë kryetarit të partisë jashtëparlamentare PSD, Dardan Molliqaj.
“Kur duan protesta, e lëshojnë Dardan Molliqajn përpara dhe ia qesin Pal Lekajn prapa”, ka thënë ai.