Gazetari Valon Syla, ka komentuar punësimin e familjarëve të deputetëve të VV’së në KEK.
Syla tha se VV’ja ka dëshmuar se nuk ka njerëz për ta udhëhequr shtetin e lëre më një aset shtetëror siç është KEK.
”Vetëvendosje nuk ka njerëz për qeverisje lëre më për KEK. Nuk bën që këto asete që janë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës me ua lënë në dorë partive politike. Çka u mor vesh familjarët e politikanëve me i udhëheq këto kompani të rëndësishme”, tha Syla.
Ai tutje shtoi se kjo do ndikoj për të keq për LVV’në, sepse kështu votuesit do e shohin se ai po vepron njësoj si politikanët e mëparshëm që kanë punësuar familjarët e tyre në këto asete shtetërore.
”Kjo do ta dëmtoj qeverinë Kurti, sepse KEK ka më së shumti vende pune që ka punësuar një parti, prej balldëzkave deri te rojtarët gjithë i ka punësuar politika. Tash njerëzit do e shohin që Kurti është njësoj si Limaj e Haradinaj për asetet shtetërore”, tha ai.