Sylejman Berisha ka zyrtarizuar sot rikandidimin e tij për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si pjesë e ekipit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Përmes një njoftimi publik, Berisha ka falënderuar Degën e PDK-së në Viti për mbështetjen dhe besimin e dhënë për rikandidimin e tij, duke theksuar se përkrahja e strukturave dhe e qytetarëve është motiv shtesë për të vazhduar angazhimin politik.
“Me mirëkuptim dhe respekt për secilin prej jush, vazhdojmë rrugëtimin tonë për fitore,” ka deklaruar ai, duke u drejtuar miqve, familjarëve, studentëve dhe bashkëqytetarëve.
Mijëra artikuj, një klik larg – porosit tani!
ADVERTISEMENT
Berisha mbetet një nga kandidatët e PDK-së që synon të përfaqësojë komunën e Vitisë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundvitit./PlusTV/









