Qyteti i Gjilanit krenohej me stadiumin e futbollit para 45 vitesh, duke u konsideruar njëri ndër stadiumet më të mira në Kosovë por edhe në rajon.
Në këtë stadium, kanë qenë musafirë klube të mëdha të ish-Jugosllavisë, siq janë: Olimpia e Lublanës, C.Zvezda e Beogradit, Vojvodina e Novi Sadit, Radniqki i Pirotit, Radniqki i Nishit, Radniqki i Kragujevcit, Vardari i Shkupit, Lokomotiva e Durrësit, Trepca, Liria, Prishtina e shumë klube tjera të cilat luanin në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.
Kur të gjitha vendet evropiane kanë përparuar me infrastrukturën e tyre futbollistike tani e 45 vite, fatkeqësisht stadiumi i qytetit në Gjilan është shëndrruar në stadium sikurse në shtetet perendimore të viteve 1890 kur kanë filluar ti ndërtonin klubet stadiumet e tyre.
Edhe pse u premtua tani e 6 vite që do të kemi një stadium me parametra evropian, kjo nuk u arritë.
Nuk mbeti as deputet, as kryetar, as ministër e kryeministër, që nuk premtuan se do ta rregullojnë stadiumin e qytetit, duke premtuar fontanë dëshirash për një grusht votash, nuk mbeti as një politikan pa akuzuar njëri-tjetrin për dështim.
Stadiumi i qytetit në Gjilan më tepër i ngjasonë “një fantazme” se një objekti futbollistik, ky stadium nuk ka asgjë të përbashkët me stadiumin, është mjerim për dy klubet më të mëdha në vend, të Dritës e Gjilanit, ti zhvillojnë ndeshjet e tyre nën gërmadha dhe pa kurfar sigurie.
Qyteti i Gjilanit, nuk ka diskutim që me plot meritë e mbanë emrin qyteti i futbollit, e këtë emër me shumë sakrificë e kanë bërë dy klubet Gjilani e Drita, të cilat i kanë dhënë bukuri futbollit të Kosovës por edhe në arenën ndërkombëtare.
Por, çmenduria nuk ka të ndalur, sot këto dy klube janë nën mëshirën e fatit, pasi këto klube po rrezikohen nga shfaqja e ndonjë epidemie nga ky stadium.
Këto dy klube me mjete vetanake kanë improvizuar zhveshtoret nën shkallët e stadiumit, ku kundërmon gjithqka dhe duke mbizotruar uji i cili pa ndërprerë kullon në këto zhveshtore.
Për të hyrë në këto zhveshtore është vendosur një hyrje si hyrjet ku minatorët hynë në zgafellat e tyre nëntokë, duke rrezikuar shëndetin e futbollistve me të madhe, poashtu shkallët për të zbritë në zhveshtoret në stadium janë tejet të rrezikshme dhe të rrëshqitshme.
Drita dhe Gjilani përposë që janë krenaria e futbollit të Kosovës si klube të organizuara, ato kanë edhe tifozët më të zjarttë “Intelektualët” dhe “Skifterat”, në vend se stadiumi të jetë një teatër, ku këto 2 tifozeri do të dhuroni shfaqje të bukura në çdo ndeshje, ky stadium ka mbetur për qenët endacak dhe për një grup narkomanësh.
Bota e civilizuar po shkon me hapa gjigant drejt modernizimit, ndërsa tek ne po shkojmë me hapa gjigantë drejt dështimit.
Klubet e qytetit meritojnë dinjitet e jo neglizhim, këtë nuk e meritojnë qytetarët e Gjilanit e as “Intelektualët” e as “Skifterat”.
Kjo se çka po ndodhë me këto dy klube do të mbetet gjatë në historinë e futbollit Gjilanas.