Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka bërë të ditur se në një takim me përfaqësuesit e Komisionit për Integrime Evropiane ka shpjeguar se masat e BE-së do të tërhiqen sapo Kosova të kontribuojë në deeskalimin e situatës në veri, organizon zgjedhje të reja lokale dhe angazhohet plotësisht në dialog.
Szunyog përmes një postimi në Twitter ka thënë se me anëtarët e Komitetit ka diskutuar për situatën aktuale në veri, marrëdhëniet BE-Kosovë dhe masat e fundit të BE-së.
Ai po ashtu tha se BE-ja vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane.