Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar në lidhje me vërshimet e mbrëmshme në Pejë.
Ai u ka ngushëlluar familjen për humbjet e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar lëndim të shpejtë.
‘’I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga përmbytjet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe shërim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reagimet e para, policinë dhe FSK-në’’ tha ambasadori.
Vërshimet e mëdha mbrëmë në qytetin e Pejës lanë të vdekur dy qytetarë, nënë e bir të cilët ato momente ndodhedhin brenda në shtëpinë e tyre.
Një nga familjarët e viktimave ka thënë se kanë bërë dy orë derisa i kanë gjetur, dhe mezi i kanë shpëtuar dy fëmijët e tjerë.
“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, tha sot familjari Milaim Ademaj.