Duke e parë se punimet në shkollën Rexhep Elmazi” nuk po ecin sipas dinamikës së paraparë nga operatori, një grup mësimdhënsish në krye me drejtorin e kësaj shkolle, Nevzat Nevzati, kanë ndihmuar dhe kontribuar,që
disa punë të kryhen, duke mos e kursyer veten, pavarësish ditë vikendi, që ka qenë.
Sipas këtyre mësimdhënësve, kjo inciativë është marrë për faktin, që zhvillimet e punimeve të përfundojnë sa më shpejtë, në mënyrë që prej janarit kjo vatër e diturisë të jetë e gatshme për mësim.
Siç dihet që nga korriku kjo shkollë është në renovim, teksa një pjesë e madhe e nxënësve mësimet i mbajnë në shkollën “Selami Hallaçi”