Aksionit “Ta pastrojmë Gjilanin”, ju kanë bashkangjitur të gjitha institucionet dhe në kuadër të kësaj pas pastrimit të shkollës “Abdullah Tahiri”, në Malishevë dhe lagjeve të këtij fshati.
Kolegtivi i shkollës në bashkëpunim me nxënësit kanë pastruar ambientin e shkollës dhe lagjeve rreth saj si dhe kanë bërë ngjyrosjen e sallës së sportit dhe shenjëzimin e saj, për të krijuar kushte më të mira për realizimin e aktiviteteve sportive.
“Në kuadër të këtij aksioni, së bashku me nxënësit, kemi bërë ngjyrosjen dhe shenjëzimin e sallës së sportit, pas pastrimit me mësimdhënësit, prindëri dhe banorët në ambientet e shkollës dhe lagjeve në këtë fshat. Jemi të vendosur në ruajtjen e ambientit dhe pastërtisë në përgjithësi brenda hapësirës shkollore, por edhe rreth saj”, ka thënë shkurtimisht mësimdhënësi i edukatës fizike, Bashkim Hyseni.
Të gjitha shkollat e Gjilanit jane duke punuar në kuadër të aksionit për një ambient të pastër dhe pa mbeturina.
Për ndryshe Komuna e Gjilanit sot ka realizuar edhe aksionin tjetër “Dita pa Makina”, që promovon qarkullimin me bicikleta dhe për ruajtjen e ambientit nga tymi dhe ndotja që shkaktojnë makinat e shumta nëpër rrugë.