Aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”, u janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë të Komunës së Kamenicës. Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, pa ndarë fotografi gjatë këtij aksioni, teksa shihet me një numër të madh të qytetarëve.
Kastrati ka shkruar se në këtë aksion ka qenë së bashku me nënkryetarët, zyrtarët komunal, qytetarë, kompani private, zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës e vullnetarë.
Ai ka bërë thirrje për qytetarët që ta hudhin bërllogun në destinacionet e parapara, përndryshe ndaj tyre do të shqiptohen gjoba.
Bashkë me nënkryetarët, zyrtarët komunal, qytetarë, kompani private, zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës e vullnetarë, filluam aksionin për pastrimin e Kamenicës.
Duhet të mundohemi maksimalisht për një ambient të pastër, andaj ta pastrojmë e ta ruajmë ambientin.
Pas aksionit në Kamenicë do të vazhdojmë me zonën e parë të identifikuar me deponi ilegale në fshatin Topanicë.
Për ata që i hedhin mbeturinat në vendet joadekuate do të pasojnë gjobat, andaj të kemi kujdes e t’i hudhim në vendet e dedikuara për mbeturina”, ka shkruar Kastrati.