Ballkani i Suharekës e ka rritur diferencën e pikëve ndaj vendit të dytë, Gjilanit, në renditjen tabelore.
Pasi Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi për regjistrimin e ndeshjes Gjilani-Ballkani me rezultat zyrtar 0:3 në favor të mysafirëve, suharekasit tani janë tetë pikë larg pozitës së dytë, raporton Demokracia.com.
Gjilani tani bazuar në goldallim ka rënë në pozitën e tretë, por me pikë të njëjta me Dritën (49).