Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se krimi i organizuar ka zbarkuar nëpër komuna.
Sipas Tahirit, në nivel lokal maten rezultatet e jo ligjëratat e as tekstet me rimë.
Në këtë kontekst, Tahiri ka kërkuar nga Kurti që të merret me krizën energjetike dhe të gjejë zgjidhje për Vitin e Ri.
“Në nivel lokal maten rezultatet e jo ligjëratat, në komunë janë 24 përgjegjësi ekzekutive, që kryetari, si zyrtari kryesor administrativ, i ushtron në emër të shtetit nga poshtë”.
“Në komuna nuk shiten përrallat, tekstet me rimë e as fjalimet ideologjike, në terren maten rezultatet dhe ndikimi konkret i punëve të kryera. Albin, lëri kritikat për kryetarët e komunave, gjej zgjidhje për energji për Vit të Ri 2022, merru me krizën më të madhe që e dërrmoi popullin!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.