Hashim Thaçi dhe Albin Kurti
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri e ka quajtur të pakrahasueshëm ish-presidentin Hashim Thaçi, karshi kryeministrit Albin Kurti.
Kështu deklaroi ai mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës, ku shtoi se Thaçi e ka mposhtur Kurtin në të gjitha zgjedhjet që palët janë ballafaquar, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se secili shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar, duhet me u lut dhe duhet me u gëzu dhe me u ndje krenar për lirimin e Hashim Thaçin, Kadri Veselit, Jakup Selimit e Rexhep Selimit. Përtej kësaj, Hashim Thaçi. Përtej kësaj, Hashim Thaçi është i pakrahasueshëm karshi Albin Kurtit. Hashim Thaçi e ka mujt Albin Kurtin edhe në 2010-ën, edhe 2011-ën, edhe 2014-ën edhe në 2017-ën. Hashim Thaçi është njëra prej figurave më të rëndësishme të kombit shqiptar, me rolin dhe lidershipin e tij”, tha ai.
Pos tjerash, Tahiri tha se Kurti duhet të pajtohet me realitetin për Thaçin.
“Albini duhet me u pajtu me këtë realitet, që nuk mundet me u krahasu me Hashim Thaçin, as në histori, as në rezultate. Dhe nuk mendoj që duhet me mbrri me e pa si rival, sepse është i pakrahasueshëm”, tha Tahiri.

