Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ZRrE e ka obligim ligjor zbatimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullimin e vendimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Tahiri tha ZRrE-ja që e ka marr vendimin nga sipas tij, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duhet zbatuar vendimin e gjykatës, në të kundërtën, ajo [ZRrE] bën vepër penale.
“Vendimet e gjykatës janë të obligueshme që të zbatohen. Prandaj, edhe ZRrE-ja që e ka marr këtë vendim nga kryeministri Kurti, nga presidentja Osmani, nga VV-ja për shtrenjtimin e energjisë elektrike, janë pezulluar përkohësisht deri në vendimin final”.
“Prandaj ZRrE-ja në rast mosrespektimit të këtij vendimi, anulimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike përbën shkelje flagrante dhe vepër penale”, është shprehur Tahiri, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Tahiri tha se në rast se ZRrE ankohet ndaj vendimit të sotëm, ata [PDK] janë të gatshëm që të dërgojnë edhe në shkallën e dytë argumentet e tyre, që vendimi i pezullimit deri në vendimin përfundimtar të hyjë në fuqi.
Kujtojmë se sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për pezullimin e vendimit të 9 shkurtit, me të cilin vendim parashihej që të rritej çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë.