Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social ‘Facebook’ me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Ajo foli për mungesën e tij dhe krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden në burgun e Hagës, të akuzuar për krime lufte.
Megjithatë, ish-ministrja Tahiri shtoi se ata do të vijnë faqebardhë në Kosovë.
“Edhe ne kete feste te flamurit na munguan Hashim Thaci dhe lideret tjere te UCK-se te cilet padrejtesisht nuk jane ketu Do te vijne faqebardh!”, shkroi ajo.