Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri e ka quajtur “skandaloze” pajtimin e arritur nga zv/kryeministri Besnik Bislimi për hapjen e ‘arkivave’ të UÇK-së në këmbim të hapjes së arkivave të shtetit serb.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se është “skandaloze” barazimi i arkivit të një ushtrie vrastare me një të ushtrie çlirimtare.
Sipas saj, ky është një dështim i pafalshëm i delegacionit të Kosovës.“Skandaloze barazimi i arkives se nje ushtrie vrastare me ate te nje ushtrie clirimtare…deshtim i pafalshem i delegacionit te Kosoves ne dialogun e Brukselit dje”, ka shkruar ajo.