Një tjetër takim i veçantë me banorët e Lagjes së Vishnjeve, dhe me kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, Demush Vokshi.
Një grup fantastik, të vendosur dhe plot ide të freskëta për të ardhmen e qytetit tonë.
Biseda me ta më dha motiv dhe më kujtoi se bashkimi është forca që mund të sjellë ndryshimin e kërkuar për Gjilanin e ri.
Këta qytetarë kërkojnë mundësi konkrete për zhvillim ekonomik, arsim, sport, kulturë dhe zhvillim të hapësirave publike.
Është pikërisht ky dialog i hapur që më bind se secili prej tyre mund të bëhet pjesë e një ndryshimi të madh.
Gjilani i ri fillon nga bashkëpunimi me të rinjtë, nga dëshira për të ndërtuar një qytet ku çdo ide dhe zë ka vlerë.
Faleminderit shumë për mikpritjen dhe për vullnetin që më dhatë.
Së bashku mund të arrijmë shumë!
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej