Sot me 03 maj 2020 rreth orës 15:00, policia e Kosovës njësitet ne komunitet kanë realizuar nje takim me kryetarin e keshillit te lagjes “A.Presheva” z.Bekim Mustafa ,po ashtu ë takim moren pjes edhe antar KLSP-ne e kësaj lagjeje si dhe drejtori i shkolles “Regjep Elmazi”ne lagjen “Dheu i bardh”.
Takimi eshte mbajtur ne oborrin e shkolles “Regjep Elmazi” ne kushte distancës sociale pershkak te gjendjes se tanishme të pandemisë.Temë e diskutimit ka qen kryesisht gjendja e sigurise ne lagje e cila ne menyre unanime është vleresuar e mire.
Të pranishmit janë falenderuar ne punen dhe angazhimin e policies së Kosovēs, duke e vleresuar lart bashkpunimin e vazhdueshem te policies ne komunitet ku edhe perkunder angazhimeve te shumta gjate gjendjes se krijuar pershkak te pandemise me COVID-19 , Policia e Kosovës në as një rast nuk i len anash as angazhimet pêr ofrimin e siguris per qytetaret e saj.
Policia e Kosovës do te jetë gjithmonë pran komunitetit dhe qytetarve të saj..