Ishte knaqësi dhe nder i veçantë, ta takoja znj. Miradije Dalipi, bashkëshortën e veprimtarit të ndjerë, Dalip Dalipi. Kjo zonjë e hekurt, e cila ma rikujtoi epokën e artë të, Dalip Dalipit, më bëri të ndihem krenar për jetën e bujshme intelektuale e patriotike të tij.
Familja Dalipi, është një familje e madhe, e cila gjithmonë është shquar për intelektualizmin dhe patriotizmin e tyre. Dalip Dalipi, si pjesë e kësaj familje, ishte një veprimtar i shquar i qështjes së mbrojtjes së interesave të vendit. Ai asnjëherë nuk e deshti regjimin mbi shqiptarët.
Dalip Dalipi, ishte një ndër inicuesit për formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan. Ai u angazhua fuqishëm në zhvillimin e kësaj lëvizje politike, e cila për të ishte mënyra më e mirë e organizimit dhe mobilizimit për ngritjen e qështjes politike të shqiptarëve.
Dalip Dalipi, ishte veprimtar i çështjes kombëtare, njeri frymëzues i cili i doli në ballë shumë sfidave e përvuajtjeve nga regjimi serb. Ai mbrapa vetës, la një histori të bujshme, e cila do të jetë gjithmonë në mendjet e shëndosha të qytetarëve tanë.
Në zgjedhjet e para të pasluftës, Dalip Daili, arriti të fitoi ulësen në Kuvendin Komunal, por, fatkeqësisht, ai nuk arriti ta ushtrojë mandatin e tij për shkak të sëmundjes.
Për nderë të qështjes së tij patriotike e kombëtare, është figurë që është dekoruar nga shumë personalitete, një ndër ta është edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta, i cili e ka dekoruar me Medajlen e Artë të Shqiponjës.
E gjithë kontributi dhe sakrifica e tij e larmishme, do të jetë në mbamendjen e qytetarëve tanë, i cili, do të kujtohet si një njeri i cili kontroboi gjatë në ngritjen e vlerave të shqiptarëve, në kohën më të rëndësishme me të cilën përballeshim.
Ndrrimi i jetës së tij, më 19 prill 2001, ishte një lajm i dhimshëm jo vetëm për familjen, por, për tërë shoqërinë tonë, pasi që humbëm njeriun e guximshëm, atdhetarin e qështjes kombëtare, i cili pas vetes la vepra konkrete, duke mbetur në historinë e zhvillimit të procesit më të rëndësishëm të proceseve të ndërtimit të vendit tonë
Faleminderit zonja Miradije, dhe, familja Dalipi, për mikëpritjen e ngrohtë e të përzemërt!
#bashkeiadalim