Në ambientet e Stacionit Policor në Gjilan, Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, Major Agim Lipovica së bashku me Njësitin Sektorial dhe të Komunitetit, kanë mbajtur një takim pune me përfaqësuesit e Këshillit Lokal për Siguri Publike të fshatit Cërnicë.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë publike, identifikimi i sfidave aktuale, bashkëpunimi për zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive si dhe parandalimi i zjarreve e i dukurive negative.
Përfaqësuesit e këtij këshilli gjatë këtij takimi shprehen mirënjohje të thellë për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e Policisë së Gjilanit për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit të Policisë për krijim të një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë.