Takimi i radhës i përbashkët i Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës është paralajmëruar se do të mbahet më 26 nëntor të këtij muaji. Takimet e përbashkta nuk kan dhënë rezultate të pritshme. Këto takime do të duhej të jen në të mirë edhe për shqiptarët jashtë këtyre dy shteteve,dhe diasporën anë kënd globit.
Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI
Në këtë rast sa është trajtuar jo vetëm në këtë takim por në të gjitha taakimet e përbashkët të dy qeverive dhe sa e cilat efekte të matshme kan ndikuar në krahinën e mbetur nën administrimin e Serbisë,që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Sa pika jan trajtuar dhe cilat jan ato.Së paku pse nuk është dënuar diskrimimin përmesë një konkluzioni të përbashkët të dy Qeverive dhe dy Parlamenteve. Takim i dy qeverive do të duhej të prodhonte miratimin e një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskriminimit në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.
Nuk duhet të mjaftohet vetëm të japë një mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë, Preshevë e Bujanoc por edhe të njoftojë, alarmojë dhe sensibilizojë opinionin mbi diskriminimin,por mbi të gjitha të ndajë mjete dhe të krijojë një fond të përhershëm. Të ndahen detyra e përgjegjësi saktë të dihet për çdo vjet nga sa mjete do të ndahen jo vetëm premtime në letër.
Dy qeveritë shqiptare kanë obligim moral, institucional dhe kombëtar që më në fund në këtë takim të 26 Nëntorit të fillojë një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojnë qëndrimet zyrtare, të harmonizojnë strategjitë e veprimi,si: Për Referendumit të një e dy marsit 1992, për Marrëveshjen e Konçulit, Këshillin Nacional të Shqiptarëve, Trupin Koordinues, për diskriminimin në këtë Krahinë, për amnistinë e ushtarëve të UÇPMB-ës, për të dëbuarit, zhvendosurit, etj.
Studentët nga këto tri komuna do të duhej të lirohen nga pagesa e semestrit, vitit dhe pagesa tjera, por edhe në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në mensa të studentëve të këtyre universiteteve publike të jetë i rregulluar pa pagesë.
Universiteteve publike të dy shteteve shqiptare u bien hise më së shumti të investojnë jo vetëm në shkollimin dhe arsimimin e kuadrove të kësaj Krahine shqiptare por edhe në investime tjera.
Mbajtja e një qëndrimi i dy shteteve duhet të jetë që do të pasqyrohet dhe prezantohet edhe në Bruksel, Nju Jork e kudo tjetër në botë.
Çështja e pazgjidhur e kësaj Krahine të ngrihet edhe në mekanizma e instanca si në Parlament të Europës dhe seanca të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përveç bashkëpunimi ndërkufitar të nivelit Komunal na duhet edhe bashkëpunimi Rajonal i shteteve në shumë fusha të bashkëpunimit në mesë tyre që është interes i përbashkët.
Këso takime për kabinetin qeveritarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të vazhdohen si të rregullta, kurse dy Parlamentet të caktojnë nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojnë dhe propozojmë që të dy Parlamentet Nacionale të themelojnë një Komision Parlamentar miks për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Organizmi i një konference të donatorëve, krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për popullatën e kësaj Krahine.
Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mëdhenj do të jemi ne shqiptarët. Takim i dy qeverive besojmë se nuk do të mjaftohet në diskutimin ende në lidhje dhe rreth Abetares.
Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë, por edhe në çdo cep të hapësirave tjera etnike shqiptare.