Takimet me banorët e Gjilanit, gjithmonë duke respektuar masat anti-covid, na japin mundësinë të artikulojmë më gjerësisht pikat tona programore.
Si shpeshherë, edhe këtë rradhë, shqetësimet që na paraqiten nga ana e banorëve, lidhen me ekonominë dhe arsimin, që paraqesin përkatësisht bazën e mirëqënies dhe edukimit. E ne i përmbushim këto interesa nëpërmjet zinxhirit zhvillimor, ndërlidhjes së institucioneve arsimore, me programet e praktikës dhe me punësimin.
Analiza që e kemi bërë, në mënyrë racionale me grupet e ekspertëve, pa ngjyrime politike, paraqet një program të arritshëm e të orientuar drejt një qeverisjeje për të gjithë.